Ukrainë, shkatërrohen dy baza të separatistëve pro-rusë

Qeveria ukrainase njoftoi se forcat e saj të sigurisë kanë shkatërruar dy baza të përdorura nga separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

Bota

15/05/2014 17:44

Presidenti Oleksandr Turchynov tha të enjten se forcat e sigurisë shkatërruan gjatë natës një bazë të kryengritësve pranë Slovianskit, raporton REL.

Ai tha se ushtarët tani kanë nën kontroll një zonë prej pesë kilometrave rreth një kulle televizive në jug të qytetit, që ishte uzurpuar nga separatistët.

Ministria e Mbrojtjes lajmëroi se forcat ukrainase kanë shkatërruar edhe një bazë tjetër jashtë qytetit, afër Kramatorskit, dhe kanë arrestuar tre \”seperatistë\”.

Luftimet e reja nisën një ditë pasi qeveria filloi një \”dialog kombëtar\” për shtendosjen e krizës.

Në këto bisedime nuk janë përfshirë “seperatistët”.

Qeveria thotë se nuk do të bisedojë me “separatistët, derisa ata nuk i dorëzojnë armët”.

Këta të fundit thonë se qeveria duhet të tërheqë fillimisht trupat e saj.