Ukrainasit, të shtëna paralajmëruese ndaj helikopterëve rusë

Artileria kundërajrore e Ukrainës të shtunën ka bërë disa të shtëna paralajmëruese për të penguar futjen e helikopterëve rusë nga Krimeja, njoftoi Ministria ukrainase e Mbrojtjes në Kiev.

Bota

24/05/2014 23:11

Në komunikatë thuhet se territorit të Ukrainës i janë afruar dy helikopterë Mi-35, kurse të shtënat paralajmëruese janë zbrazur nga armët kundërajrore në bazën Kutara, me ç\’rast i ka “detyruar provokatorët që të kthehen mbrapshtë”, transmeton  agjencia britanike e lajmeve Reuters.

Incidenti ndodhi në prag të zgjedhjeve të nesërme (të dielën) presidenciale në Ukrainë, të cilat Kievi beson se do ta forcojnë pozicionin e saj karshi Moskës, megjithë vështirësitë për organizimin e votimit në pjesët lindore që kontrollohen nga forcat pro-ruse.

Disa dhjetëra persona në lindje të Ukrainës janë vrarë gjatë javëve të fundit, në përjet n dërmjet forcave të sigurisë së Ukrainës dhe forcave pro-ruse, të cilat nuk i njohin autoritetet e Kievit.