Ukraina thotë se do të bëjë gjithçka që mundet për të ruajtur lidhjet me SHBA-të pasi Trump ndërpret ndihmën ushtarake

Ukraina ka bërë të ditur se do të bëjë gjithçka që mundet për të ruajtur lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi presidenti Donald Trump ndërpreu sot ndihmën ushtarake për Kievin në hapin më dramatik deri më tani, në orientimin e tij drejt lidhjeve me të ngushta me Rusinë. Trump ka ndryshuar…

Bota

04/03/2025 13:21

Ukraina ka bërë të ditur se do të bëjë gjithçka që mundet për të ruajtur lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi presidenti Donald Trump ndërpreu sot ndihmën ushtarake për Kievin në hapin më dramatik deri më tani, në orientimin e tij drejt lidhjeve me të ngushta me Rusinë.

Trump ka ndryshuar politikën e SHBA-ve për Ukrainën dhe Rusinë, duke kulmuar me konfrontim shpërthyes në Shtëpinë e Bardhë të premten, kur Trump qortoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen e Washingtonit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

“Presidenti Trump ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për të siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje,” tha të hënën një zyrtar amerikan.

Kurse kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal tha se Kievi kishte ende mjetet për të furnizuar forcat e saj të vijë së parë dhe se ndihma ushtarake e SHBA-së ishte e çmuar dhe shpëtoi mijëra jetë.

““Ne do të vazhdojmë të punojmë me SHBA përmes të gjitha kanaleve të disponueshme në një mënyrë të qetë. Ne kemi vetëm një plan – të fitojmë dhe të mbijetojmë. Ose fitojmë, ose plani B do të shkruhet nga dikush tjetër”,deklaroi ai./Lajmi.net/