Ukraina sulmon ushtrinë ruse me raketa amerikane, Rusia paralajmëron hakmarrje

Rusia ka paralajmëruar hakmarrje pasi Ukraina sulmoi ushtrinë ruse me raketa amerikane. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë raketa balistike së bashku me 72 dronë dhe se raketat ishin drejtuar në rajonin Bryansk, por nuk kishte dëme apo viktima. Ministria gjithashtu në një deklaratë tha se shkatërruan disa dronë…

Bota

04/01/2025 16:12

Rusia ka paralajmëruar hakmarrje pasi Ukraina sulmoi ushtrinë ruse me raketa amerikane.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë raketa balistike së bashku me 72 dronë dhe se raketat ishin drejtuar në rajonin Bryansk, por nuk kishte dëme apo viktima. Ministria gjithashtu në një deklaratë tha se shkatërruan disa dronë në rajonin Leningrad dhe një në Kursk.

Zyrtari ukrainas i sigurisë Andriy Kovalenko tha se porti Leningrad ishte në shënjestër, duke e quajtur atë “një instrument të mbijetesës ekonomike dhe ushtarake për Rusinë”.

Në zonën operative në rajonin Kursk, trupat e Ukrainës zmbrapsën 41 sulme. Gjatë ditës së kaluar Rusia ka pësuar 1510 viktima, raporton Ukrinform.

Në të njëjtën kohë, Rusia lëshoi gjithsej 81 dronë në Ukrainë gjatë natës, sipas Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do t’i përgjigjet sulmeve duke përdorur raketën e re balistike hipersonike Oresnik, lëshimi i parë i së cilës u bë më 21 nëntor 2024 në rajonin Dnipro.

Kujtojmë, presidenti i SHBA-së në largim Joe Biden autorizoi përdorimin e raketës ATACMS në nëntor, si përgjigje ndaj përfshirjes së Koresë së Veriut në luftë.