Ukraina, me 568 ushtarë të vrarë, përgatitet të rikthejë Donjeckun

Ushtria e Ukrainës të hënën ka bërë me dije se po përgatitet për "fazën e fundit" të rikthimit të qytetit Donjeck nga pushtimi i separatistëve pro-rusë, pas arritjes së fitoreve të rëndësishme në terren. 

Bota

11/08/2014 19:40

Zëdhënësi i Ushtrisë ukrainase, Andrej Lisenko tha se forcat ukrainase e kanë ndarë Donjeckun nga Lluhansku, qyteti tjetër i madh në distancë prej 1250 kilometrave.

“Forcat tona e kanë izoluar Donjeckun nga Lluhansk. Po punojmë për çlirimin e të dy qyteteve, por më mirë është që së pari të çlirojmë Donjeckun, ai është më i rëndësishëm”, tha ai, transmeton agjencia AFP.

Nga fillimi i operacioneve të çlirimit, në muajin maj, janë vrarë 568 pjesëtarë të Ushtrisë ukrainase, njoftoi ai gazetarët.

Në ndërkohë, 106 nga të burgosurit më të rrezikshëm kanë ikur nga burg i sigurisë së lartë në Donjeck, pasi burgi ishte goditur nga një granatë ukrainase.

Zëdhënësi i forcave pro-ruse, Maxim Rovensky deklaroi se në mesin e të ikurve nga burgu ka njerëz të dënuar për vrasje, plaçkitje dhe përdhunime.