Ukraina lëshoi për herë të parë raketa me rreze të gjata- prodhim amerikan

Ukraina ka lëshuar raketa “ATACMS” të prodhuara nga SHBA në rajonin Bryansk të Rusisë. Kjo u bë e ditur nga ministria e Mbrojtjes në Rusi, në një përshkallëzim të madh në ditën e 1000 të luftës. Sulmi erdhi dy ditë pasi administrate amerikane, Biden i dha Kievit dritën jeshile për të përdorur armët amerikane me…

Bota

19/11/2024 15:51

Ukraina ka lëshuar raketa “ATACMS” të prodhuara nga SHBA në rajonin Bryansk të Rusisë.

Kjo u bë e ditur nga ministria e Mbrojtjes në Rusi, në një përshkallëzim të madh në ditën e 1000 të luftës.

Sulmi erdhi dy ditë pasi administrate amerikane, Biden i dha Kievit dritën jeshile për të përdorur armët amerikane me rreze të gjata veprimi kundër objektivave brenda Rusisë.

Kiev nuk iu përgjigj menjëherë raportit.

Sulmi shënon herën e parë që Ukraina ka përdorur armët amerikane me rreze më të gjatë veprimi për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë deh tregon se Kievi ka humbur pak kohë për të shfrytëzuar fuqitë e reja të mëdha, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave Kiev ka gjuajtur gjashtë raketa balistike, të prodhimit amerikan.

Mbrojtja ajrore ruse tha po ashtu se ata rrëzuan pesë nga raketat dhe një tjetër u dëmtua./Lajmi.net/