Ukraina ia rrëzon dronët e raketat Rusisë

Ukraina njoftoi sot se kishte rrëzuar 31 dronë dhe 12 raketa në sulmet ruse në rajone të ndryshme gjatë natës, por tre persona u plagosën pasi mbeturinat ranë në zona të banuara. Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk tha në Telegram se Rusia nisi një sulm ajror në vend gjatë natës nga rajonet…

Bota

26/05/2024 19:39

Ukraina njoftoi sot se kishte rrëzuar 31 dronë dhe 12 raketa në sulmet ruse në rajone të ndryshme gjatë natës, por tre persona u plagosën pasi mbeturinat ranë në zona të banuara.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk tha në Telegram se Rusia nisi një sulm ajror në vend gjatë natës nga rajonet Tambov, Saratov dhe Krasnodar, si dhe Gadishulli i Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht në 2014.

Rusia nisi sulmin me 14 raketa dhe 31 dronë, pohoi Oleshchuk, duke shtuar se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës rrëzuan 12 raketa dhe të gjithë dronët.

“Objektivat ajrore u shkatërruan në rajonet Mykolaiv, Odesa, Dnipropetrovsk, Poltava, Zaporizhzhia, Khmelnytskyi, Kirovohrad, Vinnytsia dhe Chernihiv,” shtoi ai.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se mbeturinat nga dronët e rrëzuar plagosën tre persona, si dhe dëmtuan tre blloqe apartamentesh dhe shtatë shtëpi private në qytetin Zhmerynka në rajonin qendror Vinnytsia.

Nuk pati raportime të tjera për viktima apo dëme në rajone të tjera të Ukrainës në sulmin e natës.

Autoritetet ruse ende nuk kanë komentuar mbi sulmin dhe verifikimi i pavarur i pretendimeve të Ukrainës është i vështirë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.