Ukraina – Anglia, formacionet e mundshme

Ukraina do të përballet me Anglinë në kuadër të çerekfinales.

Sport

03/07/2021 09:30

Ukraina dhe Anglia do të përballen në kuadër të çerekfinales në “Stadio Olimpico” të Romës, shkruan lajmi.net.

Lajm i keq për anglezët është bllokimi i biletave dhe mos lejimi i udhëtimit për tifozët anglezë, dhe sipas pritshmërive ukrainasit pritet të kenë më shumë mbështetje shkaku i këtij fakti.

Sidoqoftë, Anglia është e kompletuar dhe gati për të avnacuar në gjysmëfinale megjithëse ka përballë një Ukrainë tejet të papërshtatshme dhe të rrezikshme.

Për Ukrainën mungojnë Besedin dhe Zubkov, ndërsa rrezikojnë gjysmëfinalen në rast të ndëshkimit, Dovbyk, Shaparenko, Sydorchuk dhe Yarmolenko.

Për Anglinë, Saka është në dyshim nga një lëndim, dhe në rast të ndëshkimit, atëherë gjysmëfinalen e humbin, Foden, Maguire, Phillips, Rice.

Formacionet e mundshme të Kombëtareve./Lajmi.net/

Ukraina: Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko, Zinchenko; Sydorchuk, Stepanenko, Shaparenko; Yarmolenko, Yaremchuk.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson, Phillips; Foden, Mount, Sterling; Kane.