Ujkani flet për humbjen 3:0 nga Ukraina

Samir Ujkani deklaron se Kosova ka pasur mundësi të mira shënimi.

Sport

09/10/2016 20:24

Ai shton se goli i dytë dhe i tretë, erdhën në momente jo të mira për Kosovën, por ai kërkon nga skuadra që të besojë deri në fund të ndeshjes.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, kemi pasur tri mundësi për të barazuar, goli i dytë dhe i tretë erdhën në momente jo të mira. Duhet të analizojmë se si i pësuam këto dy gola, duhet të jemi mirë të organizuar, duhet të besojmë deri në fund të ndeshjes”, ka deklaruar Ujkani.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.