Ujku sulmon një fëmijë 5-vjeçar në Brod të Shtërpcës – dërgohet për trajtim në Prishtinë

Një fëmijë 5-vjeçar ka mbetur i lënduar pas një sulmi nga një ujk në fshatin Brod, lagjja “Çoklarë” të komunës së Shtërpcës. Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2025, rreth orës 19:00, teksa fëmija po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij, raporton lajmi.net Policia është informuar për rastin rreth orës 21:45, ndërsa fëmija është…

Lajme

28/08/2025 13:04

Një fëmijë 5-vjeçar ka mbetur i lënduar pas një sulmi nga një ujk në fshatin Brod, lagjja “Çoklarë” të komunës së Shtërpcës.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2025, rreth orës 19:00, teksa fëmija po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij, raporton lajmi.net

Policia është informuar për rastin rreth orës 21:45, ndërsa fëmija është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas në Prishtinë, për trajtim më të specializuar mjekësor.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas familjarëve, sulmi ishte i papritur dhe fëmija ka pësuar lëndime si pasojë e kafshimit nga ujku. Gjendja e tij aktualisht është nën përkujdesje të mjekëve./Lajmi.net/