Ujësjellësi u shkon te dera borxhlinjve për t’ua “këputur ujin” – diku has në rezistencë
Kru Prishtina Sh.A. ka kryer sot një aksion të gjerë në mbarë qytetin e Prishtinës për identifikimin e keqpërdoruesve të ujit dhe ata që nuk e pagaujnë tatimin e ujit. Në këtë aksion ishin prezent edhe mediat, të cilët përcollën nga afër aksionin e Kru Prishtina, shkruan lajmi.net. Lajmi.net, ka qenë një nga mediat pëcjellëse…
Lajme
Kru Prishtina Sh.A. ka kryer sot një aksion të gjerë në mbarë qytetin e Prishtinës për identifikimin e keqpërdoruesve të ujit dhe ata që nuk e pagaujnë tatimin e ujit.
Në këtë aksion ishin prezent edhe mediat, të cilët përcollën nga afër aksionin e Kru Prishtina, shkruan lajmi.net.
Lajmi.net, ka qenë një nga mediat pëcjellëse të këtij aksioni, dhe siç është raportuar, brenda qytetit të Prishtinës ka pasur shumë keqpërdorues të ujit, më e theksuar kanë qenë tek bizneset.
Udhëheqësja e aksionit tha se qytetarët e thjeshtë të cilët bëjnë një jetë mesatare paguajnë rregullisht ujin dhe nuk e keqpërdorin, ndërsa shprehu turp me bizneset të cilat fitojnë dhe nuk paguajnë tatimet e detyrueshme.
Mospagimi i ujit me ligjet e vendit është vepër penale, dhe rreziku është që personi që s’ka paguar ujin, mund të dënohet deri në 3 vite burg.
Gjatë aksionit, një biznes kishte pa paguar faturat e ujit në vlerë prej 1673 euro. Në fillim pronarja e lokalit nuk ishte dakord që të futeshin në lokalin e saj, por me dëgjimin se mediat ishin prezente ajo i lejoi që zyrtarët e ujësjellësit të futeshin dhe ta shkyqnin ujin.
Një biznes tjetër, që ushtron veprimtarinë e automekanikut, marrë vesh se është duke u kryer një aksion i Kru Prishtina me përcjellje të mediave, pronari I biznesit ka nxituar dhe e ka paguar borxhin e tij me vlerë prej rreth 600 eurove.
Aksioni i Kru Prishtina do të vazhdojë edhe më tej. /Lajmi.net/
Video: