Ujësjellësi “Prishtina”: Pjesa më e madhe e ujit është i pijshëm

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, njofton se ekipet e saj në terren kanë pastruar rrjetat e ujësjellësit dhe uji në disa pjesë veç ka filluar të normalizohet.

Lajme

01/11/2015 17:20

Zëdhënësja e Ujësjellësit , Arjeta Mjeku  thotë për KosovaPress se tashmë në pjesën më të madhe uji është i pijshëm. Ajo tha se tani është vërtetuar që uji është brenda standardeve.

Ndërkaq, në pjesët e mbetura është duke u punuar që uji të normalizohet.

“Ekipet e ujësjellësit janë në teren ,dhe kanë qëndruar gjatë gjithë ditës së sotme për t’i pastruar rrjetat e ujësjellësit. Uji ka filluar të normalizohet në pjesën më të madhe, dhe është i pijshëm”, tha Mjeku.

Dje, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët të cilët furnizimin me ujë e marrin nga sistemi i Batllavës, se për shkak të punimeve që u zhvilluan dje në fshatin Lupq, sot uji në krojet e qytetarëve po i shkon i turbullt.

Kompania kërkoi nga qytetarët të mos shqetësohen dhe të kenë kujdes ditën e sotme, që ujin e pijshëm që vjen nga sistemi i Batllavës ta përdorin për higjienë dhe destinime tjera, ndërsa për pije jo, deri në stabilizimin e turbullirës, e që pritet të bëhet shumë shpejt.

Tani bën të ditur se gjendja është stabilizuar, dhe nuk ka arsye për shqetësim./KP