Ujësjellësi i Prizrenit ndërpret furnizimin: Ja zonat që do të mbeten pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa zona të qytetit të Prizrenit. Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e punimeve që po realizohen nga Komuna e Prizrenit në kuadër të projektit për rregullimin e rrugës “Behajdin Hallaqi” në lagjen “2 Korriku”, të…

Lajme

07/04/2026 11:06

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa zona të qytetit të Prizrenit.

Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e punimeve që po realizohen nga Komuna e Prizrenit në kuadër të projektit për rregullimin e rrugës “Behajdin Hallaqi” në lagjen “2 Korriku”, të cilat ndërlidhen me infrastrukturën nëntokësore.

Nga kompania bëhet e ditur se ndërprerja është e domosdoshme për të mundësuar zhvillimin e sigurt të punimeve dhe për të shmangur dëmtimet e mundshme në rrjetin ekzistues të ujësjellësit.

Pa furnizim me ujë do të mbeten rruga “Behajdin Hallaqi”, rruga “Janina”, rruga “Leskovci”, si dhe lagjja “2 Korriku” me rrugët përcjellëse.

Ndërprerja e furnizimit është paraparë të zgjasë nga ora 09:30 deri në ora 15:00.