Ujërat e zeza i dalin brenda oborrit të shtëpisë banorit në Sllatinë, komuna s’merret fare me rastin: S’po jetohet prej erës, shkaku k’saj po marr barna

Një banor i Sllatinës është ankuar se ujërat e zeza po depërtojnë deri në oborrin e shtëpisë së tij. Në një kronikë të realizuar nga lajmi.net banori shpreh shqetësimin e tij teksa thotë se si pasojë e kësaj po merr edhe barna. Gjatë intervistës banori thotë se jetesa për të po bëhet shumë e vështirë…

Lajme

11/04/2025 20:37

Një banor i Sllatinës është ankuar se ujërat e zeza po depërtojnë deri në oborrin e shtëpisë së tij.

Në një kronikë të realizuar nga lajmi.net banori shpreh shqetësimin e tij teksa thotë se si pasojë e kësaj po merr edhe barna.

Gjatë intervistës banori thotë se jetesa për të po bëhet shumë e vështirë si pasojë e erës të keqe.

“S’po jetohet prej erës, shkaku k’saj po marr barna. Ata të komunës nuk po besojnë se nuk po vijnë me pa. Këqyre, a ka njeri që në oborr mund ta durojë këtë fatkeqësi. Kjo është fatkeqësi për familje. Tash me mbyll këtu më del te shtëpia në kuzhinë”, thotë i shqetësuar ai.

Ja intervista e plotë: