Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe të veçanta për të mbështetur gratë në luftën kundër Kancerit të Gjirit!

Ujë Rugove i është bashkuar sërish fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa speciale që do të shiten në mbarë Kosovën gjatë muajit tetor. Kjo kampanjë realizohet në bashkëpunim me OJQ-në Renesanca dhe Komunën e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kauzë të rëndësishme.…

Lajme

01/10/2024 14:41

Ujë Rugove i është bashkuar sërish fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa speciale që do të shiten në mbarë Kosovën gjatë muajit tetor.

Kjo kampanjë realizohet në bashkëpunim me OJQ-në Renesanca dhe Komunën e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kauzë të rëndësishme.

Etiketat e reja përmbajnë sloganin “Në çdo hap ne mbështesim njëri-tjetrin” dhe simbolin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për
të gjitha gratë që luftojnë me këtë sëmundje.

Për të rritur ndërgjegjësimin, më 6 tetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në orën 12:00, do të organizohet një maratonë vrapimi dhe ecjeje “Race for the Cure Prishtina 2024” nën
organizimin e Drejtorisë për Shëndetësinë, Prishtinë, dhe patronatin e Kryetarit të Prishtinës, Z.Përparim Rama.

Ujë Rugove inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mësuar më shumë mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit në këtë kauzë të
rëndësishme.

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme tek femrat, por mund të prekë edhe meshkujt.

Rreziku i kancerit të gjirit rritet me moshën, ndaj është e domosdoshme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje.

Ujë Rugove është e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe mbështetjen e luftës kundër kësaj sëmundjeje. Kompania është krenare që iu bashkua fushatës ndërkombëtare dhe prodhon këto shishe speciale për të kujtuar të gjithë rëndësinë e mbështetjes dhe informimit për këtë çështje.

Në çdo hap ne mbështesim njëri-tjetrin – UJË RUGOVE, E PIFSHI PËR SHNET./Lajmi.net/