Ujë Miros tani edhe me shije limoni

Këto ditë, me rastin e ditëlindjes së 11-të, fabrika e ujit Miros ka lansuar në treg ujin natyral me shije limoni në ambalazhimin 0.5L i cili po vlerësohet lartë nga konsumatorët që tashmë e kanë shijuar freskinë e këtij produkti, i cili njëherit paraqet një vlerë të shtuar të kompanisë në fjalë.

Lajme

02/12/2020 08:42

Konsumatorët e ujit me shije limoni gati gjatë gjithë periudhës së pasluftës janë shërbyer me ujin me shije limoni kryesisht të ardhur nga importi ndërsa tani fabrika e ujit Miros si prodhues vendorë vjen me produktin e duhur ne kohën e duhur.

I kontaktuar nga redaksia e lajmi.net, Adnan Ibrahimi-Drejtor Ekzekutiv i fabrikës deklaroi se ndihej shumë i lumtur me cilësinë e produktit i cili po kërkohet shumë nga konsumatorët në vend.

Ai na informoi se uji Miros është ujë nëntokësorë i cili nxirret nga një thellësi prej 150m në një zonë gjelogjike të përbërë nga kuarci ndërsa ky i fundit njihet si filtri më i mirë natyrorë i ujit. Uji Miros është jashtëzakonisht i pasur me minerale të domosdoshme për organizmin e njeriut dhe duke pas këto vlera të cilat janë cilësuar të jashtëzakonshme edhe nga shumë ekspertë të jashtëm dhe të brendshëm.

Uji Miros natyral me shije limoni vjen me një formulë të përkryer dhe i cili do të ndihmojë organizmin e njeriut në rritjen e imunitetit, detoksimin e organizmit, humbjen e peshës si dhe uljen e stresit.

Adnan Ibrahimi poashtu paralajmëroi edhe risi të tjera që fabrika do të sjellë në muajt në vijim./Lajmi.net/