UEFA ‘zgjedh’ çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve (FOTO)

UEFA ka bërë llogaritjet në bazë të statistikave të mëparshme dhe ka nxjerrë emrat e tetë skuadrave që janë favorite për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

03/03/2017 15:48

Barcelona do të eliminohet nga Paris Saint-Germain.

UEFA ka bërë llogaritjet në bazë të statistikave të mëparshme dhe ka nxjerrë emrat e tetë skuadrave që janë favorite për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kurse, gjiganti katalan ka 0% të shanseve për kualifikim në bazë të statistikave të mëhershme të garës pas humbjes 4:0 në ndeshjen e parë, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal ka vetëm 1.2% pas duelit të parë me Bayern Munichun. Ndërsa, Bayer Leverkusen ka 3.4% ndaj Atletico Madridit.

Më i barabartë është dueli mes Borussia Dortmund dhe Benfica me portugezët në 59.4% të mundësisë për kualifikim në çerekfinale.

Monaco – Manchester City? “Citizens” janë favorit me 60% të shanseve për kualifikim. Leicester City – Sevilla sheh favorit skuadrën spanjolle me 51%.

Juventus është 97% i kualifikuar ndaj Portos kurse Napoli ka vetëm 22% të shanseve për ta eliminuar Real Madridin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6