UEFA refuzon apelin e PSG për Neymar

UEFA ka refuzuar apelin e PSG, pasi dënoi Neymarin me tre ndeshjes moslojë në kompeticionet evropiane.

Sport

19/06/2019 14:15

Anësori i PSG-së, 27 vjeç, u akuzua për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve në shtëpi ndaj Manchester United më 6 mars.

Neymar e përshkroi si “një turp” dhënien e një penalltie vendimtare në minutën e 94′ për Unitedin, çka i eliminoi ata nga raundi i 16 më të mirave, përcjell lajmi.net.

Ai gjithashtu shkroi në një postim në Instagram se penalltia “nuk ekzistoi”.

Neymar ishte i lënduar dhe humbi të dyja sfidat kundër ‘Djajve të Kuq’. /Lajmi.net/