UEFA, pranoje Kosovën
Një grup i tifozëve të Bayern Munichut, gjatë ndeshjes kundër Viktoria Plzenit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma ka shpalosur një transparent me porosinë “Pranojeni Kosovën në UEFA”. Kjo ndodhi në minutën e 80-të të duelit të vlefshëm për Grupin D, i fituar nga vendasit me rezultat të thellë 5-0. Kjo ka zgjuar reagim…

Sport
Një grup i tifozëve të Bayern Munichut, gjatë ndeshjes kundër Viktoria Plzenit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma ka shpalosur një transparent me porosinë “Pranojeni Kosovën në UEFA”.
Kjo ndodhi në minutën e 80-të të duelit të vlefshëm për Grupin D, i fituar nga vendasit me rezultat të thellë 5-0. Kjo ka zgjuar reagim nga mediet serbe që kanë kritikuar gjestin.
“Skandaloze, Allianz Arena kërkon pranimin e Kosovës në UEFA”, është titulli i bashkangjitur me shkrimin e publikuar nga portali novosti.rs.
Për më tepër, medieve serbe ende ndjejnë ‘dhimbje’ për faktin se: “Xherdan Shaqiri e festoi triumfin e Bayernit në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve i mbështjell me flamujt e Kosovës dhe Zvicrës”.
Federata e Futbollit të Kosovës nuk është anëtare e FIFA-së dhe UEFA-së. Por, FIFA i ka lejuar kosovarët që të zhvillojnë ndeshje miqësore në kategori të reja dhe me skuadra të femrave, me shtetet që e kanë njohur atë.