UEFA pezullon vendimin për qytetet nikoqire të “EURO 2020”

UEFA ka marrë vendim për pezullimin e vendimit për qytetet nikoqire të Euro 2020.

Sport

19/04/2021 14:49

Sot është mbajtur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së, për të diskutuar reformat për Ligën e Kampionëve, por UEFA ka marrë një vendim tjetër si pasojë e krijimit të Superligës Evropiane, transmeton lajmi.net.

Tani, UEFA ka suspenduar vendimin për qytetet nikoqire që pritet të organizojnë Euro 2020 dhe vendimi do të rishikohet të premten.

Ky vendim i UEFA-së është pasojë e drejtpërdrejtë për krijimin e Superligës Evropiane dhe qytetet spanjolle, angleze dhe italiane rrezikojnë të humbasin të drejtën për të organizuar ndeshje./Lajmi.net/