UEFA nuk do ta suspendojë Çakirin

Gjyqtari Cuneyt Çakir nuk është suspenduar.

Sport

06/10/2021 16:45

Cuneyt Çakir është emëruar gjyqtar në përballjen mes Gjermanisë-Rumanisë që do të luhet në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se UEFA nuk e ka pezulluar atë pas polemikave në ndeshjen mes Milanit dhe Atletico Madridit në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Javën e kaluar, gjyqtari turk ishte në qendër të vëmendjes pasi i dha Atletico Madrid një penallti inekzistente në minutat e fundit të ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Milanin.

‘Rossonerët’ paraqitën një ankesë zyrtare në UEFA për përformancën e zyrtarit të ndeshjes.

Shumë media raportuan se UEFA mund të pezullonte turkun, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. /Lajmi.net/