UEFA merr vendim të papritur për gjyqtarin e ndeshjes Milan – Napoli në Ligën e Kampionëve
UEFA thuhet se ka vendosur të heqë gjyqtarin Istvan Kovacs nga ndeshjet evropiane për pjesën e mbetur të këtij sezoni pas punës së tij diskutabile në ndeshjen Milan – Napoli në Ligën e Kampionëve. Përplasja çerekfinale mes dy skuadrave italiane ishte një ndeshje e tensionuar brenda dhe jashtë fushës, me gjyqtarin rumun që u kritikua…
Sport
UEFA thuhet se ka vendosur të heqë gjyqtarin Istvan Kovacs nga ndeshjet evropiane për pjesën e mbetur të këtij sezoni pas punës së tij diskutabile në ndeshjen Milan – Napoli në Ligën e Kampionëve.
Përplasja çerekfinale mes dy skuadrave italiane ishte një ndeshje e tensionuar brenda dhe jashtë fushës, me gjyqtarin rumun që u kritikua shumë për disa vendime, njoftojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.
Siç raporton gazetari italian Luca Cerchione, UEFA ka vendosur që Kovacs të mos drejtojë më asnjë ndeshje evropiane për pjesën tjetër të sezonit si rezultat i punës së tij në fitoren e Milanit ndaj Napolit.
Kovacs kishte drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjes Milan-Napoli, duke përfshirë fitoren 5:2 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në raundin e 16-të.
Milani triumfoi 1:0 në përballjen e parë çerekfinale kundër Napolit në stadiumin “San Siro”.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Diego Armando Maradona”./Lajmi.net/