Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

UEFA konfirmon shtyrjen e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

16:22 | 1 Prill 2020

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e paraparë të luhet në muajin qershor është shtyrë.

UEFA ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e kombëtareve të muajit qershor të shtyhen deri në një njoftim të ri.

Ky vendim është mbajtur në video-konferencën e mbajtur sot nga UEFA me 55 shtetet anëtare.

“Të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare për meshkuj dhe femra që është dashur të luhen në qershor të vitit 2020 janë shtyrë deri në një njoftim të ri. Kjo përfshinë edhe ndeshjet e Play Off për UEFA EURO 2020 dhe ndeshjen kualifikuese për EURO 2021 në kategorinë e femrave”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se ky vendim ka shtyrë edhe ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, e paraparë të luhej në muajin qershor në Shkup.

UEFA sot gjithashtu ka shtyrë edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës./Lajmi.net/