UEFA fillon procedurat disiplinore kundër Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës mbi Superligën

UEFA përmes një deklarate ka njoftuar se ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus për projektin e Superligës Evropiane.

Sport

25/05/2021 21:45

Tri klubet themeluese të cilat nuk po ‘dorëzohen’ përballë kritikave të vazhdueshme nga organi më i lartë i futbollit, UEFA për të ashtuquajturën Superligë Evropiane, tani pritet të përballen edhe me gjyqin, përcjell lajmi.net.

UEFA ka njoftuar se janë duke shikuar të gjitha mundësitë në qoftë se ka pasur ndonjë shkelje të kornizës ligjore të UEFA-s, e për këtë janë duke kryer të gjitha procedura disiplinore të nevojshme.

“Pas një hetimi të kryer nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekt ‘Super League’, procedurat disiplinore janë hapur kundër Real, Barça & Juventus për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s”, thuhet në deklaratën e shtëpisë së futbollit.

Dënimi më i madh të cilin mund të marrin këto klube janë përjashtimi nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s./Lajmi.net/