UEFA dënon Interin e Romën

Inter dhe Roma pritet të dënohen nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair-Play Financiar.

Sport

04/03/2015 12:06

Inter dhe Roma mund të dënohen nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair-Play Financiar.

Dy klubet italiane janë në mesin e atyre që ishin nën hetime të organit. Në rastin e Interit, brenga e madhe është dështimi për t’iu përmbajtur parametrave të vendosur.

FFP kërkon nga klubet që t’i kufizojnë shpenzimet në mënyrë që mos të regjistrojnë humbje prej më tepër se 30 milionë euro gjatë periudhës trevjeçare mes 2004-2017.

Dhe, këtë kanë dështuar ta bëjnë Inter e Roma. Andaj, sanksionet mund të jenë të ashpra nga kufizimi në skuadër e deri tek ndalesa e përforcimeve.