UEFA befason Shqipërinë (FOTO)

UEFA e ka inkudruar Kombëtaren shqiptarë në mesin e më të mirëve të ciklit eliminator në Euro 2016.

Sport

15/10/2015 11:36

Kombëtarja shqiptare më në fund i ka rënë në sy UEFA-së për të mirë.

Faqja zyrtare e Federatës Evropiane të Futbollit e ka inkuadruar ekipin kuqezi në mesin e më të dalluarve të ciklit eliminator për Euro 2016.

Shqipëria i nisi kualifikueset në vazon e pestë, e pozicionuar në vendin e 41-të në renditjen e UEFA-s, dhe befasoi duke siguruar kualifikimin direkt për në Evropianin në Francë.