Udinese – Milan, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Udineses dhe Milanit.

Sport
Udinese dhe Milani kanë mbajtur portat e paprekuar për 45’ minutat e parë.
Rosonerët e dominuan pjesën e parë nga numri i rasteve për gol dhe posedimin e topit, raporton “lajmi.net”.
Lajmi i keq për Milanin ishte largimi i Gonzalo Higuainit në minutën e 35’, pasi u lëndua, duke u zëvendësuar kështu nga Castillejo.
Të dy skuadrat po luajnë të rezervuara, mirëpo pjesa e dytë me gjasë do të jetë më dinamike. /Lajmi.net/