Udhëzimet për një jetë të shëndetshme dhe më të gjatë

Një studim i bërë me më shumë se gjysmë milioni të rinjë është publikuar në “Gazetën e shoqatës së mjekësisë amerikane” tregon disa udhëzime që nuk janë edhe aq të vështira.

Lifestyle

24/02/2016 06:05

Hulumtimi tregon se ushtrimet fizike të tilla si ecjet, vrapimet japin jetëgjatësi dhe shmangin problemet shëndetësore.

Njerëzit që kalonin kohë në stërvitje të zellshme të tilla si vrapim, ecje në natyrë, kishin 9% më të mbrojtur nga vdekja sesa njerëzit që bëjnë ushtrime të modernuara.

Stërvitja e muskujve si me vrapim, pompa apo ulje-ngritje, rregullon tensionin e muskujve dhe relaksimin e tyre gjithashtu parandalon thyerjen e eshtrave, transmeton lajmi.net

“Tensioni i muskujve në kockë është gjë e rëndësishme dhe duhet t’a stërvisim nëse dëshirojmë muskuj të shëndoshë edhe në pleqëri” thotë Mark Sison, 61 vjeç udhëheqës i studimit.

Pra, nga kjo kuptojmë se për jetëgjatësinë dhe shëndetin fizik është i rëndësishëm aktiviteti i zellshëm stërvitor./lajmi.net