‘Udhëve’: 11-vjeçarja dyshohet se u përdhunua për herë të tretë, tani në strehimore
Pa kaluar as edhe një vit nga dhunimi i dytë i të miturës së njohur si 11- vjeçarja, ajo dyshohet se u përdhunua përsëri raportoi Radio Televizioni i Kosovës të premten. Ende pa u bërë një vit nga përdhunimi i dytë i së mitures 11-vjeçare, ajo dyshohet se u dhunua seksualisht edhe njëherë. Por, kësaj…
Lajme
Pa kaluar as edhe një vit nga dhunimi i dytë i të miturës së njohur si 11- vjeçarja, ajo dyshohet se u përdhunua përsëri raportoi Radio Televizioni i Kosovës të premten.
Ende pa u bërë një vit nga përdhunimi i dytë i së mitures 11-vjeçare, ajo dyshohet se u dhunua seksualisht edhe njëherë. Por, kësaj radhe ne strehimore ku ajo u strehua në mënyrë që të mbrohet.
Emisioni “Udhëve” i Radio Televizionit të Kosovës ka publikuar një dokumentar ku thuhet se dyshohet që 11 vjeçarja u përdhunua për herën e tretë në Strehimoren që strehon Viktimat e Trafikimit, ose e njohur ndryshe si Strehimorja e Sigurisë së Lartë.
Sipas emisionit dokumentar, thuhet se dyshimet janë se akti i përdhunimit është kryer nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar poashtu në këtë strehimore.
Që të dy viktimat ishin strehuar me qëllimin e mbrojtjes dhe rehabilitimit të tyre.
“Prokurori për të mitur pranë Prokuroria THemelore në Gjakovë me datën 16. maj .2023 ka nxjerrë Aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të mitures, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 par.7 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”, thuhet në konfirmimin përmes emailit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për emisionin UDHËVE në RTK.
Për emisionin dokumentar “ Udhëve” ka folur edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku kanë konfirmuar se viktima e njohur për publikun si 11-të vjeçarja është përdhunuar në Strehimore.
“Viktima e dhunimit është e njohur si “11 vjeçarja” në rastin e mëhershëm”. Për rastin nuk kanë pranuar të pronocohen Policia e Kosovës. Por e kanë konfirmuar që kanë iniciuar rast për vepren penale të Dhunimit. Ata përmes një emaili kanë thënë se “Bazuar në të gjeturat dhe moshën e viktimës, është iniciuar rasti ‘dhunim’ dhe në prokurori është dërguar kallëzim penal”, thuhet në konfirmimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Emisioni “Udhëve” ka thënë se në lidhje me këtë rast nuk kanë pranuar që të prononcohen Ministria e Punëve të Brendshme, kompetencë e cilës është Strehimorja e Viktimave të Trfikimit, ku dyshohet sa ka ndodhur rasti, dhe as nga insitucionet tjera përgjegjëse.
Tutje shpjegojnë në këtë emision, se ky rast edhe pse i njohur për organët e drejtësisë, është tentuar që të mbahet i mbyllur për publikun. Dhe se për këtë nuk është i njoftuar as Avokati i Popullit të Kosovës.
“Nëse vërtetohet se dicka e tillë ka ndodhur atëhërë është situatë teper e rëndë… vërtetimi i një dyshimi të till është një alarm që rastet e tilla mos me u perseritë, dhe që përgjegjësit me dal para përgjegjësisë”, ka thënë për emisioniun Udhëve, Avokati I Popullit Naim Qelaj.
Ndërsa, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë shprehur shqetësimin për këtë rast, duke thënë se tani kemi një viktimë të riviktimizuar dhe një viktimë të kthyer në të dyshuar për përdhunim.
“Kjo është në tragjedi shumë e madhe që tregon se sa pak punohet me viktimat që janë viktima të formave të ndryshme të dhunes me bazë gjinore e sidomos kur është rasti me të mitur, e cka po e bënë edhe më tragjike është se këtë herë dhunimi paska ndodhë në dyer të institucioneve të vendit në strehimore ku vajza do të duhej të ishte e mbrojtur”, ka thënë Adelina Berisha nga Rrjeti I Grave të Kosovës.