Udhëtarja goditet me gurë në kokë derisa ishte në trenin Prishtinë – Pejë

Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhur gurë në drejtim të trenit dhe viktima është qëlluar në kokë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet, se lidhur me këtë, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njoftimi i plotë: LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Fsh. Grabovc, Obiliq 03.05.2025 – 17:51. Viktima femër…

Lajme

04/05/2025 08:54

Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhur gurë në drejtim të trenit dhe viktima është qëlluar në kokë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet, se lidhur me këtë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Fsh. Grabovc, Obiliq 03.05.2025 – 17:51. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke udhëtuar në tren (drejtimi Prishtinë–Pejë), dikush ka hedhur një guri në drejtim të trenit, ku ankuesja është qëlluar në kokë. Viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime. /Lajmi.net/