Udhëheqje katastrofale tek Milano – 413 milionë euro humbje në pesë vite

Skuadra e Milanos është prej gjigantëve të Evropës që nuk po mund të kthehen në formën më të lartë.

Sport

10/06/2019 15:45

Tash e disa vite, ‘Rosonerët’ nuk po arrijnë të sigurojnë as një vend në top katërshen e Serie A, për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Për formën e dobët të skuadrës sigurisht se faj ka edhe udhëheqja e dobët nga krerët e klubit, që mund të shihet edhe në humbjet financiare të skuadrës.

‘Corriere dello Sport’ kanë analizuar financat e Milan dhe kanë zbuluar se ato prekin 100 milionë euro humbje vetëm gjatë këtij viti, dhe 413 milionë në pesë vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Skuadra ka ndërruar pronarët e tretë në tri vitet e fundit, fakt tjetër ky që tregon jo stabilitet.

Milan aktualisht po kalon në hetimet e nisura nga UEFA, pikërisht për shkelje të rregullave financiare. /Lajmi.net/