Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se sulmi ndaj Izraelit ishte “ndëshkimi më i vogël”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se sulmi Iranian i së martës ndaj Izraelit ishte “ndëshkimi më i vogël”. Irani do të sulmojë përsëri Izraelin “nëse është e nevojshme”, tha ai gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Teheran. ‘Aksion i shkëlqyer i forcave tona të armatosura disa netë më parë ishte…

Bota

04/10/2024 11:52

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se sulmi Iranian i së martës ndaj Izraelit ishte “ndëshkimi më i vogël”.

Irani do të sulmojë përsëri Izraelin “nëse është e nevojshme”, tha ai gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Teheran.

‘Aksion i shkëlqyer i forcave tona të armatosura disa netë më parë ishte plotësisht i ligjshëm dhe legjitim”, shtoi ai.

Duke iu përmbajtur traditave iraniane të lutjes së xhumasë, ai mbajti fjalimin e tij me atë që dukej të ishte tyta e një pushke pranë tij, transmeton lajmi.net.

Khamenei ia kushtoi një pjesë të madhe të fjalimit të tij Hezbollahut dhe Hassan Nasrallahu-t, i cili u vra nga Izraeli në Bejrut, të premten e kaluar.

Ai vlerësoi gjithashtu sulmin e Hamasait të 7 tetorit ndaj Izraelit dhe e përshkroi atë si “legjitim”.

Ai vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se “Izraeli nuk do ta mposhtë kurrë Hamasin dhe Hezbollahun”.

“Populli i Palestinës ka të drejtë-përballë armikut që ka pushtuar tokën e tyre, shtëpinë e tyre, fermat et yre dhe ka ndikuar në jetën e tyre- të ngrihet për vetën e tyre”./Lajmi.net/