Udhëheqësi Suprem i Iranit iu bën thirrje iranianëve të “vazhdojnë me forcë”

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i ka thënë popullit iranian se “nëse armiku u ndien se ju frikësoheni,nuk do t’ju lëshojë”. Në një postim në rrjetin social “X”, ai u thotë të vazhdojnë. “Vazhdoni sjelljen që keni pasur deri më sot; vazhdoni këtë sjellje me forcë”. Kurse kreu i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua…

Bota

19/06/2025 14:09

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i ka thënë popullit iranian se “nëse armiku u ndien se ju frikësoheni,nuk do t’ju lëshojë”.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai u thotë të vazhdojnë.

“Vazhdoni sjelljen që keni pasur deri më sot; vazhdoni këtë sjellje me forcë”.
Kurse kreu i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua për hakmarrje ndaj Iranit, pasi sulmoi një spital në Izrael.

Benjamin Netanyahu, e dënoi sulmi ndaj spitalit dhe u zotua se do të kundërpërgjigjet.

“Tiranët në Teheran do të paguajnë çmim të lartë”, tha ai./Lajmi.net/