Udhëheqësi i Iranit urdhëron sulmin ndaj Izraelit për vrasjen e Haniyeh, thonë zyrtarët

Lideri suprem i Iranit, ka urdhëruar një sulm hakmarrës ndaj Izraelit. Kjo erdhi si shkas pasi Izraeli kreu një bastisje në Iran, duke vrarë liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran. Gazeta amerikane “The New York Times” ka raportuar nga burime të zyrtarëve iranian se vendimi për sulm hakmarrës ndaj Izraelit është marrë nga lideri…

Bota

01/08/2024 12:43

Lideri suprem i Iranit, ka urdhëruar një sulm hakmarrës ndaj Izraelit. Kjo erdhi si shkas pasi Izraeli kreu një bastisje në Iran, duke vrarë liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Gazeta amerikane “The New York Times” ka raportuar nga burime të zyrtarëve iranian se vendimi për sulm hakmarrës ndaj Izraelit është marrë nga lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Khamenei dha urdhrin në një takim urgjent të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit të mërkurën në mëngjes, menjëherë pasi Irani njoftoi se zoti Haniyeh ishte vrarë, thanë tre zyrtarët iranianë, duke përfshirë dy anëtarë të Gardës Revolucionare. Ata kërkuan që emrat e tyre të mos publikohen sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.

Irani dhe Hamasi kanë akuzuar Izraelin për vrasjen; Izraeli, i cili është në luftë me Hamasin në Rripin e Gazës, as nuk e ka pranuar dhe as mohuar vrasjen e zotit Haniyeh, i cili ishte në Teheran për inaugurimin e presidentit të ri të Iranit. Izraeli ka një histori të gjatë të vrasjes së armiqve jashtë vendit, duke përfshirë shkencëtarët bërthamorë iranianë dhe komandantët ushtarakë.

Përmes pothuajse 10 muajve të luftës në Gaza, Irani është përpjekur të arrijë një ekuilibër, duke ushtruar presion mbi Izraelin me sulme të rritura ndjeshëm nga aleatët e tij dhe forcat proxy në rajon, duke shmangur një luftë të gjithanshme midis dy kombeve.

Gazetarja dhe mbështetësja e qeverisë së Iranit, Alireza Katebi Jahromi, tha se më parë lideri suprem duhet të sigurohet, duke i’u atribuuar Ajatalloh Ali Khameinit.

“Përpara hakmarrjes, së pari sigurojeni sigurinë e liderit suprem”, tha Alireza Katebi Jahromi, një gazetare dhe mbështetëse e qeverisë së Iranit, në një postim në X. /Lajmi.net/