Udhëheqës të lartë të KFOR-it vizitojnë Urën e Ibrit, përmendin “përshtatja e pranisë” atje

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate e NATO-s në Napoli njoftoi se udhëheqës të lartë nga KFOR-i vizituan së fundmi personelin që vepron në Mitrovicë. JFCNP njoftoi se vizita u bë “për të theksuar praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe ndërgjegjësimin për situatën në veriun e Kosovës”. “Gjatë vizitave, Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe…

Lajme

31/08/2026 11:27

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate e NATO-s në Napoli njoftoi se udhëheqës të lartë nga KFOR-i vizituan së fundmi personelin që vepron në Mitrovicë.

JFCNP njoftoi se vizita u bë “për të theksuar praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe ndërgjegjësimin për situatën në veriun e Kosovës”.

“Gjatë vizitave, Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (Gianfranco Di Fiore) vëzhgoi aktivitetet e vazhdueshme të sigurisë mobile, ndërsa Shefi i Shtabit të KFOR-it u angazhua me personelin e MSU-së dhe të Ekipeve për Ndërlidhje dhe Monitorim për të marrë përditësime mbi situatën operacionale”, thuhet në njoftim.

Komanda e NATO-s në Napoli tha se operacionet e sigurisë dhe angazhimi i rregullt me komunitetin sigurojnë që KFOR-i ta “përshtatë qëndrimin e tij, duke mbetur i informuar, i lidhur dhe i gatshëm për të reaguar sa herë që nevojitet”.

“Ndërsa KFOR-i optimizon pozicionimin e tij, përgjegjësia e tij mbetet e pandryshuar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar.

Komandanti i MSU u takua gjithashtu me ushtarët e Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) K2 të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, duke vlerësuar përkushtimin e tyre për ruajtjen e dialogut me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në terren, thuhet tutje në komunikatë.

BE-ja kishte konfirmuar se janë përmbushur kushtet për hapjen e kësaj ure, disa ditë pasi KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, kishte njoftuar për nisjen e një “tranzicioni gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër.

Por disa ditë më pas, Bashkimi Europian kërkoi ditë më parë “koordinim efektiv” dhe “konsultime kuptimplota” ndërmjet komunave veriore dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.