U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Emilja Rexhepi falënderon edhe ata që se votuan: Tregon se procesi demokratik është i gjallë

Deputetja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi është zgjedhur sot nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Për këtë, Rexhepi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e votuan por edhe ata që nuk e votuan, shkruan lajmi.net. “Zëri ose qëndrimi juaj sot tregon se procesi demokratik është i gjallë, dhe detyra…

Lajme

26/08/2025 22:53

Deputetja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi është zgjedhur sot nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë, Rexhepi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që e votuan por edhe ata që nuk e votuan, shkruan lajmi.net.

“Zëri ose qëndrimi juaj sot tregon se procesi demokratik është i gjallë, dhe detyra ime është të jem zëri i të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Rexhepi. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Sot deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan kryetarin e parlamentit, z. Dimal Basha, dhe unë u zgjodha Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, përveç atij serb.

Faleminderit të gjithë kolegëve deputetë të grupit multietnik për besimin dhe mbështetjen e dhënë për zgjedhjen time.

Një falënderim të veçantë i detyrohem Fikrim Damkës dhe Fidan Brina Jiltit nga komuniteti turk, Rasim Demirit nga komuniteti boshnjak, Elbert Krasniqit nga komuniteti egjiptian, Albert Kinollit nga komuniteti rom, Nenad Rašiqit nga komuniteti serb, Artan Aslanit nga komuniteti ashkali, si dhe Veton Berishit nga komuniteti egjiptian.

Gjithashtu, faleminderit edhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (48 deputetë) dhe LDK-së (13 deputetë), si dhe atyre që nuk më votuan – deputetëve të PDK-së, Listës Serbe, AAK-së, Dudi Baljes dhe Adem Hodzhës.

Zëri ose qëndrimi juaj sot tregon se procesi demokratik është i gjallë, dhe detyra ime është të jem zëri i të gjithë qytetarëve.

Emilija Redžepi

Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës