U zëvendësuan me punëtore të reja gratë greviste tek Kuvendi i Kosovës, Jusuf Azemi thotë se s’u njoftuan fare dhe se është shkelje ligjore
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës po hyjnë në muajin e tretë të grevës, njohur ndryshe si një nga grevat më të gjata në historinë e këtij institucioni. Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro-një kërkesë që deri më tani, ka mbetur e paplotësuar. Por sot, pas 3…
Lajme
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës po hyjnë në muajin e tretë të grevës, njohur ndryshe si një nga grevat më të gjata në historinë e këtij institucioni.
Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro-një kërkesë që deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.
Por sot, pas 3 muajsh duket që këto punëtore janë zëvendësuar sa i përket vendit të punës.
Megjithëse Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nuk ka marrë akoma njoftim zyrtar për zëvendësimin e punëtoreve.
“Ne nuk kemi asgjë zyrtare, ne e mendojmë që çdo devijim i ligjit të punës dhe ligjeve të tjera është i dënueshëm dhe ne këtë do ta bëjmë. Ne jemi në grevë dhe po presim që të na thërrasin për fillimin e punës. Ekzistojnë mundësitë , ekzistojnë variantet të ndryshme, por të mos harrojmë se kjo kompani sot që e njëjta kompani iu ka vazhdu kontrata nuk e di për sa kohë ka bo shkelje ligjore në rend të parë e ka shkel ligjin e grevave dhe në rend të dytë i ka pru 4-5 punëtore të tjera të cilat ato punëtore i ka heq nga një vend tjetër i punës ndoshta nga Qendra e Mjekësisë Familjare kushdo qoftë ku, dmth dy shkelje sepse në vendin e punës ato punëtore nuk janë duke punu tu i kry shërbimin e vet dhe ana tjetër kanë shku dhe e kanë bë zëvendësimin e këtyre tjerave që mendoj nuk do të jetë e gjatë, që mendoj nuk do të jetë gjatë, por të themi kështu të përgjithshme kurgjo zyrtare nuk kemi”, ka thënë Azemi .
Tutje ai ka shtuar se me urdhër të udhëheqësit të administratës, këto punëtore u dëbuan jashtë hollit të kuvendit ku po mbanin grevë, por pastaj nënkryetarja e Kuvendit ka urdhëruar që ato të kthehen brenda.
“Në fakt sot është duke u bërë një luftë në aspektin ligjor brenda Kuvendit të Kosovës. Ne nuk kemi asnjë njoftim, absolutisht nëse kësaj kompanie qe është brenda përbrenda ka mund ti vazhdohet kontrata ne kemi pas po themi kështu një kërkesë dhe punëtorët që kanë qëndruar në hollin e brendshëm të kuvendit dikush nga udhëheqja e administratës e ka urdhnu shefin e sigurimit që ato punëtore ti qesin jashtë vendit ku kanë qëndru. Në momentin kur kemi shku ne ka ardh nënkryetarja e kuvendit dhe ka qenë jashtë zakonisht e nevrikosun sepse ka kërku shpjegim se kush i ka imponu punëtoret që të dalin jashtë. Me urdhër të saj punëtoret janë kthyer brenda.” ka thënë Azemi
Azemi në fund tha se kërkesat e punëtoreve teknike duhet të plotësohen pasi kanë më shumë se 10 vite që punojnë në Kuvend.
E pas kësaj ngjarje në hollin e Kuvendit janë parë punëtoret teknike bashkë me nënkryetaren Saradna Bogujevci.
Ajo ka takuar gratë punëtore, të cilat po kërkojnë rritje page tash e tre muaj.
Takimi është realizuar në korridor të Kuvendit dhe pa prezencë të medies.
Nebahate Krasniqi, punëtore greviste, tha se ka parë punëtore të reja në Kuvend
Tutje, ajo ka deklaruar se i është thënë se nuk ka punë për grevistet.
“Sot kur erdhëm në punë, thanë kontrata është nënshkruar, ju nuk jeni punëtore tash të Kuvendit një here. Kanë marrë disa punëtore prej objekteve të tjera, prej QKUK-së, prej fakulteteve i kanë pru këtu. Për neve një herë nuk ka tha. Të hanën dalin listat prej neve punëtoreve sa me i marrë, sa punëtore i marrin në Kuvend”, tha ajo./Lajmi.net/