U vet-aksidentua derisa po ngiste biçikletën elektrike, vdes një person në Prizren

Një vet-aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 10:15 në Prizren. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ai derisa po ngiste një biçikletë elektrike është vet-aksidentuar dhe si pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti po hetohet. “Rr. Aziz Tolaj, Prizren 21.10.2025 – 10:15. Ka ndodhur një…

Lajme

22/10/2025 09:17

Një vet-aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 10:15 në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ai derisa po ngiste një biçikletë elektrike është vet-aksidentuar dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti po hetohet.

“Rr. Aziz Tolaj, Prizren 21.10.2025 – 10:15. Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke ngarë biçikletën elektrike, është vet-aksidentuar dhe si pasojë ka humbë jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/