U varros ish-ushtari i UÇK-së, Lumni Lushaj
Është bërë sot varrimi i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivistit të PDK-së, Lumni Lushaj, i cili humbi jetën dy ditë më parë në një vetaksident. Në Gjonaj të Prizrenit u organizuan homazhe, mbledhje komemorative dhe ceremonia e varrimit, ku morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij, transmeton lajmi.net. Ish-kryetari i PDK-së,…
Lajme
Është bërë sot varrimi i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivistit të PDK-së, Lumni Lushaj, i cili humbi jetën dy ditë më parë në një vetaksident.
Në Gjonaj të Prizrenit u organizuan homazhe, mbledhje komemorative dhe ceremonia e varrimit, ku morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij, transmeton lajmi.net.
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh se Lushaj njihej për angazhimin e tij të palodhshëm dhe vlerat njerëzore.
“Lumi njihej për angazhimin e tij, respektin ndaj të gjithëve, humanizmin, patriotizmin dhe energjinë pozitive që sillte kudo”, shkroi Krasniqi, duke shtuar se Kosova ka humbur një njeri të veçantë.
Ai e cilësoi Lushajn si mik dhe aktivist të paepur, i cili dha shumë si në kohë lufte, ashtu edhe në jetën politike e shoqërore./lajmi.net/