“U theksua rëndësia e partneritetit konstruktiv SHBA-Kosovë”, ambasada amerikane jep detaje për vizitën e kongresistëve

Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross kanë qëndruar dje në Kosovë ku zhvilluan disa takime në vend. Ndërsa sot u mirëpritën në ambasadën amerikane në Prishtinë nga e ngarkuara me punë Anu Prattipati. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të ambasadës, bëhet e ditur se ekipa ishte krenar të mbështeste vizitën e…

Lajme

25/11/2025 11:03

Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross kanë qëndruar dje në Kosovë ku zhvilluan disa takime në vend.

Ndërsa sot u mirëpritën në ambasadën amerikane në Prishtinë nga e ngarkuara me punë Anu Prattipati.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të ambasadës, bëhet e ditur se ekipa ishte krenar të mbështeste vizitën e tyre, të lehtësonte diskutimet produktive dhe të theksonte rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA-Kosovë.

Postimi i plotë:

Chargé d’affaires Anu Prattipati mirëpriti një Delegacion të Kongresit amerikan, të udhëhequr nga Përfaqësuesi Michael Turner, në U.S. Embassy Prishtina. Ekipi i Ambasadës ishte krenar të mbështeste vizitën e tyre, të lehtësonte diskutimet produktive dhe të theksonte rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA-Kosovë. /Lajmi.net/