U tha se janë ndarë, DJ Geek i bën urim të veçantë Dafinës për ditëlindje
Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen.

ShowBiz
Më 14 prill, këngëtarja Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, me këtë rast ajo mbushi plot 31 vjet jetë, shkruan lajmi.net.
Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja pranoi urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë, të cilët ia uronin më të mirat asaj.
Në mesin e atyre urimeve, nuk mungonte as ai nga partneri i saj, DJ Geek, i cili publikoi një foto bashkë me këngëtaren.
“Në këtë ditë speciale, po ngre dolli për ty dhe jetën tënde. Urime ditëlindjen”, është urimi i DJ Geek.
Dafina dhe Geek kohën e fundit u komentuan për një ndarje të mundshme, por kjo dëshmon krejtësisht të kundërtën. /Lajmi.net/