U tha se është homoseksual, reagojnë familjarët e Jozit: Është absurde të shpikësh lajme të tilla prej fotove të dy djemve të cilët janë shokë prej vitesh
Dje gjatë ditës janë ngritur polemika rreth orientimit seksual të banorit të Big Brother Vip Albania Joz Marku, ku gazetarja Dasara Karaiska tha se ky i fundit është homoseksual. Këto pretendime bënë bujë të madhe dhe morën një rrjedhë të shpejtë edhe në rrjetet sociale. E ku për këtë kanë reaguar edhe familjarët e Jozit.…
ShowBiz
Dje gjatë ditës janë ngritur polemika rreth orientimit seksual të banorit të Big Brother Vip Albania Joz Marku, ku gazetarja Dasara Karaiska tha se ky i fundit është homoseksual.
Këto pretendime bënë bujë të madhe dhe morën një rrjedhë të shpejtë edhe në rrjetet sociale. E ku për këtë kanë reaguar edhe familjarët e Jozit.
Në një video të publikuar në rrjetin social, Karaiska u shpreh se Jozi është gay dhe se partneri i tij ka deklaruar hapur lidhjen me të.
Ata i kanë mohuar këto pretendime mbi orientimin seksual të Jozit dhe se ky i fundit dhe djaloshi [të cilit iu referua gazetarja] janë miq prej vitesh, duke hedhur poshtë se janë më të afërt se kaq.
“Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Jozit dhe si familjarë të tij, ndjejmë përgjegjësi të reagojmë. Jozi me djalin në foto janë miq, të njohur në rrethana emigrimi, por këto janë informacione që nuk i përkasin medias për sa kohë që Jozi vetë nuk i ka treguar brenda në shtëpi apo t’i bëj publike në profilin e tij, atë dhe shokë të tjerë që e mbështesin”, kanë shkruar familjarët.
“Është absurde të shpikësh lajme të tilla prej fotove të dy djemve së bashku të cilët janë shokë prej vitesh. Prandaj bëjmë thirrje të tregoheni më të kujdesshëm me informacionet e pavërteta që përhapni”.
“Një pseudo-gazetare e dëshpëruar për vëmendje ka vendosur të përdorë rrjetet e saj për të hedhur baltë jashtë çdo etike gazetareske, çdo morali dhe parimi njerëzor”, kanë theksuar tutje ata.