U sulmua fizikisht nga tre persona ndërsa njëri prej tyre e goditi me thikë – Viktima në Ferizaj po merr trajtim në QKUK
Një person në Ferizaj ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona, e njëri prej tyre e ka goditur edhe me thikë. Siç njofton Policia, viktima ka pranuar fillimisht tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas është dërguar në QKUK, shkruan lajmi.net. Rasti po hetohet. “Rr.…

Lajme
Një person në Ferizaj ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona, e njëri prej tyre e ka goditur edhe me thikë.
Siç njofton Policia, viktima ka pranuar fillimisht tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas është dërguar në QKUK, shkruan lajmi.net.
Rasti po hetohet.
“Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj / 27.04.2025-15:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/