U shkarkua nga një ministri dhe shkoi te tjetra, Izedin Bytyqi mohon se e ndihmoi daja

Pesë vjet ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por nga e premtja, Izedin Bytyqi, e ndërroi ministrinë por jo edhe pozitën.

Lajme

21/02/2020 20:52

Ai kaloi në dikasterin qeveritar të Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

Bytyqi është nipi i drejtorit të institutit Riinvest, Muhamet Mustafa, i cili bashkë me ministrin e tanishëm të Infrastrukturës e kanë themeluar institutin.

Por, ky mohoi të ketë ndikuar daja tek ministri që ky të emërohet në këtë post.

YouTube player