U shkarkua nga klubi, vendim i pabesueshëm i trajnerit të La Ligas

Sporting Gijon dhe trajneri Abelardo Fernandez nuk do të bashkëpunojnë më ndërmjet tyre, pasi klubi ka vendosur të ndërpresë kontratën për shkak se rrezikohet rënia nga kategoria.

Sport

19/01/2017 19:30

Gijon renditet në vendin e 18-të dhe në 8-të javët e fundit në kampionat ka pësuar 7-të humbje.

Lajmi nuk është ky, pasi ajo çfarë ka bërë tashmë ish-trajneri, shumë pak ose asnjë nuk do ta bënte. Fernandez në rast ndërprerje të kontratës në mënyrë të njëanshme nga klubi do të përfitonte 4 milionë euro si kompensim.

 Ai e ka refuzuar këtë shumë sepse sipas tij asgjë nuk vlen më shumë sesa besnikëria.
“Unë qaj për këta njerëz, për këtë klub dhe tifozë, të cilët i dua aq shumë. Nuk e kam problem të refuzoj paratë. Ka gjëra më të rëndësishme, mbi të gjitha besnikëria ndaj klubit”, shprehet Abelardo.