U rrahën për ditën e Bajramit, burrë e grua nga Prishtina shoqërohen në polici

Në ditën e Kurban Bajramit, burrë e grua u shoqëruan në stacionin policor të Prishtinës, pasi ishin përfshirë në veprën penale “Dhunë në Familje”. Sipas policisë, nuk ka pasur të lënduar nga kjo përplasje. “Janë shoqëruar në stacionin policor të dyshuarit burrë e grua, pasi që ishin përfshirë në veprën e lartcekur. Nuk raportohet për…

Lajme

07/06/2025 08:55

Në ditën e Kurban Bajramit, burrë e grua u shoqëruan në stacionin policor të Prishtinës, pasi ishin përfshirë në veprën penale “Dhunë në Familje”.

Sipas policisë, nuk ka pasur të lënduar nga kjo përplasje.

“Janë shoqëruar në stacionin policor të dyshuarit burrë e grua, pasi që ishin përfshirë në veprën e lartcekur. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.