U rrahën derisa përfunduan në spital- policia arreston gjashtë persona në Klinë

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Klinë. Deri tek arrestimi i tyre nga Policia e Kosovës erdhi pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete me ç’rast janë përdorur edhe mjete të mprehta siç është thika. “Si pasojë, dy të dyshuar  meshkuj kosovarë  janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra”,…

Lajme

17/03/2025 09:30

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Klinë.

Deri tek arrestimi i tyre nga Policia e Kosovës erdhi pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete me ç’rast janë përdorur edhe mjete të mprehta siç është thika.

“Si pasojë, dy të dyshuar  meshkuj kosovarë  janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra”, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/