U rikthye në fushë pas 440 ditësh: Ndjenja për të qenë këtu është e pabesueshme
Mesfushori Edoardo Bove luajti ndeshjen e tij të parë pas 440 ditësh, duke shprehur emocione të mëdha për rikthimin në fushë, shkruan Indeksonline “Qëllimi im kryesor është të luaja sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, për të rikthyer nivelin që kisha, madje edhe më të mirë. Ne duam të shkojmë në Premier League…
Sport
Mesfushori Edoardo Bove luajti ndeshjen e tij të parë pas 440 ditësh, duke shprehur emocione të mëdha për rikthimin në fushë, shkruan Indeksonline
“Qëllimi im kryesor është të luaja sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, për të rikthyer nivelin që kisha, madje edhe më të mirë. Ne duam të shkojmë në Premier League dhe duhet të mbajmë ambiciet tona të larta, përndryshe është e vështirë të gjej motivim”, tha Bove.
Ai shtoi gjithashtu: “Ndjenja për të qenë këtu është e pabesueshme dhe jam shumë mirënjohës që ndodhem në Angli”.
Kujtojmë që Bove kishte pasur një sulm kardiak gjatë ndeshjes në Serie-n A. Por tani gjendja e tij është super stabile.