U revoltua pasi mori gjobë, një person në Prizren sulmoi zyrtarët policor

Një person në Prizren ka marrë gjobë, gjë e cila e ka revoltuar. Ai pas shqiptimit të gjobës nga zyrtarët policorë, i ka sulmuar ata, shkruan lajmi.net. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Prizren / 27.08.2025 – 18:30. Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit…

Lajme

28/08/2025 09:18

Një person në Prizren ka marrë gjobë, gjë e cila e ka revoltuar.

Ai pas shqiptimit të gjobës nga zyrtarët policorë, i ka sulmuar ata, shkruan lajmi.net.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 27.08.2025 – 18:30. Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/