U raportua si e zhdukur, vajza nga Fushë Kosova dyshohet se u dhunua
Një rast dhunim dyshohet që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Fushë Kosovë, ku një vajzë e cila ishte raportuar si e zhdukur është gjetur në një banesë bashkë me dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00. Të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë…

Lajme
Një rast dhunim dyshohet që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Fushë Kosovë, ku një vajzë e cila ishte raportuar si e zhdukur është gjetur në një banesë bashkë me dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00.
Të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë në stacionin policor për intervistim, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunim” dhe procedohet në rrugë të rregullt hetimore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes